GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj pritet me entuziazëm në Voksh: Mbështetja për Aleancën dhe numrin 174 po rritet çdo ditë

Kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e madhe që po merr në çdo fshat të komunës.

Në një takim të mbajtur sonte me banorët e fshatit Voksh, Ramosaj u prit me entuziazëm dhe besim të madh nga qytetarët, të cilët shprehën mbështetje të plotë për Aleancën dhe numrin 174.

“Ju jam thellësisht mirënjohës qytetarëve të Deçanit për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej komunës sonë! Këtë përkrahje për Aleancën dhe numrin 174 e dëshmuan sonte edhe banorët e fshatit Voksh, me entuziazëm dhe besim të madh në punën tonë. Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj të vazhdueshme!”, – ka deklaruar Ramosaj.

Fushata e Aleancës në Deçan po zhvillohet nën moton #FLASIMmePUNË, duke u fokusuar në rezultatet konkrete dhe projektet e realizuara gjatë mandatit të fundit, ndërsa Ramosaj ka theksuar se ndryshimi dhe zhvillimi i komunës janë tashmë të dukshëm në çdo cep të Deçanit.

https://www.facebook.com/share/p/1GoFWoyfsB/

Related posts

Ahmeti i bindur se Rama s’do të mund t’i realizojë të gjitha premtimet e tij

Gazeta Max

Deçani përfiton nga projekti WiFi4WB – Internet falas publik në tri pika kryesore të komunës

Gazeta Max

25 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, sot nis Epopeja

Gazeta Max