GazetaMax
Lajme

Nevzat Bejta konfirmon kandidimin për kryetar të Gostivarit nën koalicionin VLEN

Me mbështetjen e qytetarëve dhe pas konsultimeve të gjera me liderët e VLEN-it, Nevzat Bejta është zgjedhur zyrtarisht si kandidati i partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale në Gostivar.

Në një njoftim për publikun, Bejta theksoi se vendimi është marrë me qëllim të vetëm – të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të tij. Për të formalizuar këtë kandidaturë, nesër në orën 12:00 do të dorëzohet dokumentacioni pranë Komisionit Komunal Zgjedhor. Ceremonia do të zhvillohet te parku i vogël pranë komunës, ku qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë.

“Me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it, jam i nderuar që do të jem kandidati i partisë për këto zgjedhje. Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e qytetit tonë dhe për të dëshmuar angazhimin tonë ndaj qytetarëve,” deklaroi Bejta.

Ai shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës është një shenjë e unitetit dhe përkushtimit për një proces zgjedhor transparent dhe demokratik.

Kjo nismë shënon fillimin e fushatës zgjedhore për VLEN-in në Gostivar, me synimin për të sjellë zhvillim dhe përmirësim të jetës së përditshme të qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1AKF7akewK/