Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Çift i përkryer”, një këngë emocionuese dhe ritmike që tashmë po tërheq vëmendjen e mijëra fansave.
Kjo këngë mban nënshkrimin e hitbërësit Ilir Berani autor i tekstit dhe muzikës, duke garantuar edhe një herë një sukses të sigurt në treg. Orkestrimi është realizuar nga producenti i njohur Wirusi, i cili i ka dhënë këngës një energji moderne dhe një tingull të veçantë që e veçon nga projektet e tjera të këtij fundviti.
Videoklipi, i punuar me standarde të larta nga XL Films, sjell një qasje vizuale dinamike dhe estetike, duke e kompletuar në mënyrë perfekte projektin. Gjithçka është kuruar në detaje nën drejtimin e Executive producerit Nurteel, i cili garanton cilësi dhe profesionalizëm në çdo hap të produksionit.
“Çift i përkryer” pritet të bëhet një nga hitet e sezonit, duke u dëgjuar në çdo event, festë dhe platformë muzikore, ndërsa fansat tashmë po e vlerësojnë këngën si një nga realizimet më të bukura të Ermalit së fundmi.
Kënga është publikuar dhe tashmë po mbledh shikime dhe komente pozitive me shpejtësi rekord.
Ermal Fejzullahu vazhdon të dëshmojë pse mbetet një nga artistët më konsistent dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

