Sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) u hodh shorti për përcaktimin e numrave rendorë në fletëvotim për zgjedhjet lokale të 11 Janarit, ku kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, do të garojë me numrin 1.
Bejta e vlerësoi këtë si një simbolikë të veçantë, duke theksuar se numri 1 përfaqëson shpresë, besim dhe fitore. Sipas tij, ky numër u përket të gjithë qytetarëve që nuk u dorëzuan kurrë për Gostivarin dhe që besojnë se qyteti meriton më shumë zhvillim, më shumë drejtësi dhe kushte më të mira jetese.
“Me mbështetjen e qytetarëve dhe me zemër të pastër, 11 Janari do të jetë dita kur Gostivari do të festojë,” u shpreh Bejta.
Zgjedhjet e 11 Janarit pritet të jenë vendimtare për drejtimin e ardhshëm të Komunës së Gostivarit.
https://www.facebook.com/share/p/1GFpVNwLPt/

