GazetaMax
Ballina

Kush kë po e kopjon? Bora dhe Xhensila shfaqen me veshje të njëjtë në shumë evente!

Bora dhe Xhensila Myrtezaj kopjojnë njëra-tjetrën
Shpeshherë figurat publike vendosen në qendër të vëmendjes së fansave dhe mediave pasi veshin të njëjtën veshje, duke u komentuar se kush e vesh i/e para apo kujt i shkon më shumë. Duke qenë se mund të vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë “xing-eve” që personazhet e njohur bëjnë në veshjet e tyre.

Së fundmi kjo i ka ndodhur Xhensila Myrtezaj dhe Bora Zemani që janë shfaqur me të njëjtën veshje. Të dyja vajzat njihen për stilin e tyre të veçantë dhe pasionin për modën. Veshja që u ka rrëmbyer zemrën të dyve është një fustan saten jeshil dhe i gjatë.
Në dukje i thjeshtë, ky fustan nxjerr në pah gjithë gjithë format trupore prandaj po pëlqehen kaq shumë nga gocat këtë periudhë.

Fillimisht ishte Xhensila e cila u shfaq me këtë veshje në ditëlindjen e Bora Zemanit duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen. Këngëtarja e kombinoi me një palë taka ekstravagante me ngjyrë rozë dhe unazë e vathë elegantë. Ndërkohë flokët i kishte kapur bisht dhe kishte zgjedhur një makeup minimalist.

Nuk e dimë nëse Borës i ka mbetur në mendje që atëherë ky fustan, por ajo është shfaqur së fundmi me të njëjtin, duke bërë ‘xing’ me Xhensilën. Moderatorja do jetë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit” që është regjistruar ditë më parë. Në promon e emisionit, Bora shihet me këtë fustan, dhe ashtu si Xhensila i ka kapur flokët dhe ka bërë një grim natyral.

Related posts

Kafeja forcon sistemin tuaj imunitar

Gazeta Max

Ushqimet klasike verore për fëmijët

Gazeta Max

Tri fjalë të cilave s’’iu rezistojnë meshkujt

Gazeta Max