Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Sofjan Jaupaj, i cili po qëndron në Shkup në kuadër të Takimit Ndërrajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve të lartë për integrimin evropian, informon tvfesta.mk
Gjatë takimit është diskutuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore, me theks të veçantë në nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Dy ministrat kanë konfirmuar vazhdimësinë e nismave dhe hapave konkretë ndërmjet dy vendeve, duke ndarë vizionin e përbashkët për një rajon të qëndrueshëm dhe me perspektivë të qartë evropiane.
