Sot është finalizuar një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme zhvillimore.
Në vendbanimin Kopanicë është realizuar asfaltoimi i plotë i një rruge të re lokale, duke krijuar kushte më të mira për qarkullim, qasje më të shpejtë dhe siguri më të madhe për banorët.
Ky projekt është realizuar pas kërkesës direkte të banorëve të këtij vendbanimi, si dëshmi se nevojat e komunitetit lokal dëgjohen dhe trajtohen me prioritet. Autoritetet theksojnë se investimet në infrastrukturë janë pjesë e angazhimit për përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha vendbanimet.
Institucionet njoftojnë se do të vazhdojnë me realizimin e projekteve që sjellin zhvillim të dukshëm dhe përfitime konkrete për qytetarët.
https://www.facebook.com/share/p/1FNDUcruxX/

