GazetaMax
Lajme

Burrë e grua nga Maqedonia humbën jetën në autostradën Beograd-Nish, po ktheheshin nga Gjermania

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot herët në mëngjes në autostradën Beograd-Nish. Një burrë dhe një grua u nxorën nga automjeti me targa gjermane, ndërsa një person tjetër u dërgua në spital pas aksidentit, njofton “Kurir” serb.

Sipas portalit, jozyrtarisht besohet se drejtuesi i automjetit “Seat” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur në skajmbrojtëse dhe në një tabelë.

Burri dhe gruaja kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin Umočari. Ata ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me prejardhje shqiptare. Hetimet në vendin e ngjarjes janë ende në vijim, dhe dyshohet se lodhja e shoferit ka kontribuar në këtë rezultat tragjik, pasi nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë fjetur gjatë ngasjes.