GazetaMax
Lajme

Gashi: Thaçi e Veseli duhet t’i lënë lojërat politike, nuk refuzohet vizita e ministres së Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk kanë pranuar të vizitohen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, nga Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë dhe një pjesë të anëtarëve të Komisionit për Legjislacion.
Një veprim i tillë i ish-krerëve të UÇK’së, është kritikuar nga avokati Tomë Gashi. Ky i fundit thotë se dallimet politike duhet lënë pas.
“Edhe pse nuk mund t’i dërgoj mesazh Kadri Veselit ose Hashim Thaçit, por mendoj që nuk është normale që mos ta pranojnë ministren e shtetit të vet pa marrë parasysh dallimet politike që i kanë. Lojërat politike duhet me i lon, sepse të gjithë jemi të barabartë”, tha ai në KlanKosova.
Gashi ka përmendur edhe vizitën e kaluar në Hagë të zëvendësit të Haxhiut, Blerim Sallahut, i cili po ashtu nuk është takuar me Thaçin e Veselin, me refuzimin e këtyre dyve të fundit.
“Herën e kaluar Thaçi e Veseli nuk pranuan ta takojnë Sallahun, por Blerimi s’ka shkuar privatisht aty as si shok as si i partisë, por për shkak të funksionit që e ka pas. Duhet t’i ulin preferencat politike. Nuk e dimë saktësisht për çka do të flitet, por e dimë konotacionin e asaj që lejohet me ligj të flitet dhe kjo është vizita e dytë e zyrtarëve ose udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Gashi.
“Në shtator, e kemi pasur vizitën e njëjtë të zëvendësit të Haxhiut, ka qenë Blerim Sallahu dhe kjo vizitë besoj që është konsideruar pozitive. Por, besoj që dikush nëse do të konsiderojë që nuk është në rregull po i bie që me shku me i vizitu po del që keq – po ma keq po del mos me shku mi vizitu, pasi thonë që Qeveria e Kosovës s’po ka kurrfarë interesimi dhe përkujdesje për ta”, tha ai.

Related posts

Të hënën në Kuvend koordinim dhe prezantim të Presidencës suedeze me BE-në

Gazetamax.mk

Katsarska: Në Dhjetor i kalon mandati një gjykatësi, do të jemi në krizë kushtetuese

Gazetamax.mk

Nikolovski nga Tirana: Vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

Gazetamax.mk