Në mbledhjen e fundit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, të zhvilluar në përputhje me aktet dhe procedurat statutore, ku për kryetar u emërua Zef Berishaj, shoqata zgjodhi dhe bordin drejtues ku për kryetar të bordit emëroi Peti Camaj.
Zgjedhja e tij u mbështet nga anëtarët e Bordit Drejtues, të cilët shprehën besimin për vazhdimësinë dhe forcimin e veprimtarisë së shoqatës në shërbim të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkatdhetarëve në atdhe.
Ky vendim vjen si njohje e angazhimit të tij të vazhdueshëm dhe kontributit të vyer ndaj komunitetit shqipëtarë në Miçigan.
Peti Camaj ka qenë aktiv në organizimin e eventeve kulturore dhe atdhetare, promovimin e kulturës, artit dhe zakoneve tradicionale, donatorë në çdo aktivitet të që është organizuar në vendlindje dhe në diasporë, dhe biznismen i njohur në Shba.
Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e shoqatës dhe në fuqizimin e rolit të saj brenda komunitetit shqipëtarë në Miçigan dhe më gjerë. Shoqata synon të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme atdhetare, duke ofruar aktivitete që ruajnë trashëgiminë dhe lidhin brezat e rinj me rrënjët e tyre.

