GazetaMax
SPORT

Broja apo Origi të Milan, gazetari i njohur italian bën këtë përzgjedhje

Flet gazetari i lidhur me Milan, zgjedh mes Brojës dhe Origit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është bërë temë diskutimi javëve të fundit për të ardhmen e tij, derisa edhe gazetari italian i cili ka lidhje me klubin e Milanit, Carlo Pellegatti ka treguar se kishte pasur dëshirë ta shoh atë në ‘San Siro’.

Gazetari i njohur italian, Carlo Pellegatti i cili njihet për lidhjet e tij me klubin e Milanit gjatë një interviste ka treguar se kishte dëshiruar më shumë që sulmuesi shqiptar, Armando Broja të transferohej në Milan sesa dy sulmuesit, Divock Origi dhe Gianluca Scamacca, transmeton Metro.
Ai tha: ”Origi është më i afërti në letër, por unë preferoj Brojën sepse kërkoj lojtarë ndërkombëtarë dhe ai duket edhe më i pjekur se Scamacca për të ardhur të luaj për një ekip të madh. Më shumë se në një nivel teknik, unë do ta shoh këtë në një aspekt tjetër. Kjo është arsyeja pse bilanci është më shumë te lojtari i Milan.”

Divock Origit do t’i skadoj kontrata këtë verë me Liverpool dhe kohëve të fundit është spekuluar se 26-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje me ‘Rossonerët’, ndërsa edhe sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca është i lidhur për një kalim të mundshëm, por në garë për të është edhe klubi anglez, Arsenal.
Armando Broja këtë sezon me Southampton ka treguar paraqitje fantastike dhe klube si Ëest Ham United, Arsenal kanë shprehur interesim për 20-vjeçarin, i cili këtë edicion ka realizuar nëntë gola me ‘The Saints’ në të gjitha garat.

Related posts

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

e-max

E dëshpëruar nga shteti të cilin po e bën krenar, kjo është thirrja e Donjeta Sadikut

e-max

Driton Halimi do të garojë në nivel botëror

e-max