GazetaMax
Adrenaline

Dhuna në derbin në Gjilan, reagon FFK-ja

Dhuna në futbollin kosovar po vazhdon.
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.
Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital.Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1, teksa tani lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës.
FFK mes tjerash bëri të ditur se tani i mbetet Komisioneve të Federatës për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti.
“Derbi i javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë pak sekonda para përfundimit të kohës shtesë. Ndërprerja ka ardhur si pasojë e sulmit fizik që është bërë nga shikuesit e skuadrës vendase ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri. Sulmi ndodhi në momentin që Gjilani arriti të barazojë rezultatin me golin e portierit Enea Koliqi. Ky i fundit shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Yll Hoxhës.
Goli i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që tifozët gjilanas të hyjnë në fushën e lojës për të festuar, e ku dy prej tyre e bënë një veprim qyqar dhe huligan, duke e sulmuar portierin mysafir. Si pasojë e dhunës së shfaqur ndaj tij, ai, me autoambulancë u dërgua për trajtim të mëtutjeshëm në spital. Si rrjedhojë ndeshja u ndërpre dhe tani i mbetet Komisioneve të FFK-së për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti.
Ballkani golin e epërsisë e kishte shënuar qysh në sekondat e para të ndeshjes nëpërmjet Ermal Krasniqit, derisa gjatë tërë kohës u zhvillua lojë e fortë dhe interesante, por që skenat e dhunës në fundin e ndeshjes i vendosen hije të keqe këtij derbi dhe futbollit tonë”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Related posts

Vdekja e Mino Raiolas, familja merr vendimin ekstrem për funeralin e ish-agjentit të shumë yjeve

Gazetamax.mk

Katari do të jetë nikoqir i Kupës së Azisë 2023

Gazetamax.mk

E dhimbshme: Vdes në moshën 23-vjeçare ish-futbollisti i FC Shkupit

Gazetamax.mk