Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka marë pjedë në Takimin e dytë Ministror për Ujin të Unionit për Mesdheun (UFM) në Romë, ku siç njofton ka theksuar përkushtimin e palëkundur ndaj menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave.
“Me mbështetjen e plotë për Deklaratën për Ujin dhe Nismën e Romës, theksova se vendi ynë është i gatshëm për një partneritet aktiv me të gjitha vendet e rajonit. Vetëm kështu detyrimet strategjike do të shndërrohen në projekte konkrete për një të ardhme të qëndrueshme”, shprehet ministri Hoxha.
Ndryshimet klimatike nuk njohin kufij. Prandaj, shton më tej ministri Hoxha, bashkëpunimi ndërkufitar, investimet më të mëdha në trajtimin e ujërave të zeza dhe teknologjitë e reja janë çelësi për të ardhmen tonë të përbashkët.
“Vazhdojmë të punojmë me përkushtim drejt arritjes së standardeve evropiane për të siguruar burime ujore të qëndrueshme!”, thuhet në njoftim.
