GazetaMax
Ballina

Nuredini: Mbështetja bullgare do të fokusohet në zgjidhjen e pikave të nxehta industriale dhe ndotjes së ajrit

Në seancën e sotme të 3-të të grupit punues ndërqeveritar për “Bashkëpunim Evropian – Tranzicioni i Gjelbër dhe Transformimi Dixhital, sundimi i ligjit”, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në një seancë të posaçme me homologun e tij bullgar, zëvendëskryeministrin për politikën klimatike dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Ujërat e R. së Bullgarisë Borisllav Sandov, diskutuan për aktivitete specifike në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe menaxhimit të ujërave.

Bashkëpunimi bilateral dhe aktivitetet në këtë fushë burojnë nga Programi dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave, nënshkruar më 10 mars 2022 në Sofje. Qëndrimi i përbashkët është se thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit ka një rol të rëndësishëm në procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe në zbatimin e rregullativës nga kapitulli 27.

Bullgaria i ka ofruar MMJPH-së asistencë teknike zhvillimore për Kapitullin 27, përkatësisht për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative për zhvillimin e negociatave të Kapitullit 27, të cilat do të financoheshin nga Ministria e Punëve të Jashtme Bullgare. Në këtë drejtim, në seancën e përbashkët u përcaktuan temat prioritare për kohëzgjatjen e projektit, i cili pritet të fillojë menjëherë dhe të zgjasë deri në prill të vitit 2023. Ministri Nuredini si fusha prioritare në të cilat do të drejtohet mbështetja, theksoi pikat e nxehta industriale dhe trajtimin e ndotjes së ajrit.

Related posts

Këto ushqime përmbajnë metale toksike dhe janë të rrezikshme për foshnjet tuaja

Gazetamax.mk

Annella gati për një super projekt të zjarrtë

Gazetamax.mk

Instituti gjerman, Infeksionet në spitale, vdekjeprurëse

Gazetamax.mk