Pas dy projekteve të suksesshme “Rahat” dhe “Ka Mahalla”, artisti i ri Daja rikthehet me këngën e tij më të re, “20 THIRRJE”.
Me një stil modern, ritëm të veçantë dhe interpretim plot energji, “20 THIRRJE” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e artistit. Projekti është realizuar me një videoklip profesional dhe po tërheq vëmendjen e publikut që në ditët e para të publikimit.
Daja vazhdon të ndërtojë identitetin e tij në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë projekte origjinale dhe duke dëshmuar se është një nga emrat e rinj që ia vlen të ndiqet.
“20 THIRRJE” është tashmë i disponueshëm në YouTube dhe në të gjitha platformat muzikore.
