GazetaMax
Kuriozitete

Mallorca merr vendim për të ardhmen e Vedat Muriqit

Mallorca ka vendosur përfundimisht për Muriqin
Eksperienca e Vedat Muriqit në Mallorca duket se do të zgjasë vetëm gjashtë muaj.
Futbollisti kosovar ishte huazuar në janar nga Lazio në klubin spanjoll, ku e pati një fillim të mbarë të eksperiencës.
Por, përfaqësuesit kosovar po i mungojnë golat qe disa ndeshje.
Ai i ka realizuar 2 gola dhe 1 asistim në tri xhirot e para dhe ishte kandidat për t’u zgjedhur lojtari i muajit.
Por, në gjashtë xhirot e fundit, edhe pse ka luajtur nga 90 minuta, s’ia ka dalë ta gjejë golin.
Për këtë arsye, mediat spanjolle janë të bindura se Mallorca nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së lojtarit.

Lazio e ka vendosur 11 milionë euro çmimin e kartonit të sulmuesit prizrenas.
Muriqi edhe vetë së fundmi paralajmëroi se herët a vonë do të rikthehet në futbollin turk.
Mediat e këtij vendi shkruajnë se 27 vjeçari tashmë ka marrëveshje me një gjigant të Superligës turke.
Ish-klubi i tij Fenerbahçe dhe Galatasaray e duan qe një kohë futbollistin, shkruan Express.
Muriqi do të rikthehet gjatë verës përkohësisht në Lazio, e cila e mban kartonin.
E më pas, do t’i bëjë prapë valixhet gati për t’u rikthyer në ligën elitare turke, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Related posts

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-1 Mallorca, paraqitje e mirë nga Depay

Gazeta Max

“Fshesa” te Real Madrid, këta lojtarë do të largohen nga klubi

Gazeta Max

Milani ka dy lojtarë të Chelsea në pikëpamje, një prej tyre Armando Broja

Gazeta Max