GazetaMax
Kuriozitete

Pas humbjes nga Reali, befason Tuchel

Tuchel befason me deklaratat pas humbjes nga Reali.
Thomas Tuchel e ka përjetuar rëndë humbjen e Chelseat nga Real Madridi mbrëmë.
Trajneri i “Blues” thotë se “Los Blancos” janë një hap përpara dhe thuajse është dorëzuar para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni aktual evropian u mposht në shtëpi me rezultat 1:3 nga “Mbretërit” e Spanjës, të cilët e kontrolluan lojën, shkruan Gazeta Express.
“Përse ka marrë fund? Sepse duhet ta gjejmë nivelin tonë normal dhe nuk e di se ku ka përfunduar nga pauza që e Kombëtareve që e kishim. Pjesa e parë ishte një përsëritje e pjesës së dytë kundër Brentfordit”, deklaroi fillimisht trajneri gjerman në konferencë për shtyp.
“Niveli i jonë është më i ulët në çdo aspekt, nuk mund ta presësh një rezultat më të mirë me këtë lloj paraqitjeje. Duhet t’i ndezim motorët të shtunën pa menduar për Bernebeun. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, nuk mund të marrim pikë as kundër Southamptonit. E ndaj Realit ka marrë fund gjithçka”, përfundoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.

Related posts

Vojvoda të Milan, vjen lajmi i fundit nga Torino

Gazeta Max

Lewandowski ka shënuar gjysmën e golave të Barcelonës këtë edicion

Gazeta Max

Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Manchester United

Gazeta Max