Federata Braziliane e Futbollit e ka në mendje ta angazhojë Pep Guardiolën në krye të Kombëtares.
Brazilianët do të mundohen ta angazhojnë trajnerin spanjoll pas përfundimit të Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet këtë fundviti në Katar.
Ideja, shkruan portali “Globo Esporte”, është që të hapet një cikël i ri duke filluar nga viti 2023 deri në vitin 2026.
E emri që po përmendet më së shumti është ai i trajnerit të Manchester Cityt.
Ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut i është bërë gati një rrogë prej 12 milionë eurosh në vit.
Kjo ofertë është e lartë, por jo e barabartë me rrogën aktuale që e merr Guardiola tek City, plot 20 milionë euro në vit.