Blerina Matraku thyen heshtjen pas videos intime me Adi Hilën: I pagova 10 mijë euro për albumin, nuk i kam asnjë borxh

Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar për herë të parë publikisht pas përfshirjes së saj në çështjen e videove intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila. Pas videove, ajo ka treguar versionin e saj të ngjarjeve, duke deklaruar se mes tyre nuk ka detyrime financiare për këngët e realizuara.

Matraku tregoi se bashkëpunimi me kompozitorin nisi në vitin 2007, kur e kontaktoi për të realizuar një album, duke vlerësuar profesionalizmin dhe reputacionin e tij në muzikë.

Sipas këngëtares, ajo pagoi 10 mijë euro për albumin, shumë që e kishte mbledhur nga angazhimet në evente, dasma dhe puna si stjuardesë, me ndihmën edhe të disa miqve.

Ajo theksoi se nuk i detyrohet asgjë kompozitorit për këngët e saj, ndërsa shtoi se bashkëpunimi i tyre profesional zgjati rreth katër vjet.

“Gjërat nuk janë ashtu siç duken”, u shpreh Matraku, duke theksuar se dëshiron të tregojë të vërtetën e saj dhe të sqarojë rrethanat e situatës që e ka vendosur në qendër të vëmendjes publike.

Gjatë rrëfimit, këngëtarja foli edhe për vështirësinë emocionale që po përjeton, duke thënë se ndihet e paragjykuar dhe se dëshiron që publiku të kuptojë edhe anën e saj të historisë.