Dashuria hyn në një fazë tjetër: Çfarë i pret 12 shenjat këtë vjeshtë

Për disa hapet një derë e re, për të tjerët vjen koha e një bisede që nuk mund të shtyhet më

Stina e re sjell lëvizje edhe në jetën sentimentale. Marrëdhënie që kërkojnë më shumë qartësi, afrime që mund të thellohen dhe ndjenja të mbajtura gjatë brenda vetes mund të dalin në sipërfaqe.

Në planin e dashurisë, secila shenjë do të përballet me një dinamikë të ndryshme – nga afrimi dhe romantika, deri te vendimet që mund të ndryshojnë rrjedhën e një raporti.

Ja çfarë parashikojnë interpretimet astrologjike për secilën shenjë të horoskopit.

Dashi

Dashi hyn në një periudhë dinamike në dashuri. Beqarët mund të njohin dikë që do t’ua tërheqë menjëherë vëmendjen, ndërsa ata që janë në një lidhje mund të ndiejnë nevojën për më shumë emocion, spontanitet dhe gjallëri në raport.

Demi

Për Demin, vjeshta sjell nevojë më të madhe për siguri dhe sinqeritet. Disa marrëdhënie mund të bëhen më të qëndrueshme, ndërsa ata që nuk ndihen të kënaqur me situatën aktuale do të duhet të flasin hapur për pritshmëritë e tyre.

Binjakët

Binjakëve nuk do t’u mungojnë mundësitë për njohje të reja. Jeta shoqërore mund të bëhet veçanërisht aktive dhe një bisedë që në fillim duket krejt e zakonshme mund të shndërrohet në diçka më shumë.

Gaforrja

Gaforret do t’u kushtojnë më shumë vëmendje emocioneve. Beqarët mund t’ia hapin sërish derën një personi nga e kaluara, ndërsa ata që janë në lidhje do të kërkojnë më shumë afërsi dhe ndjenjë sigurie.

Luani

Luanët i pret një periudhë me më shumë romantikë dhe vetëbesim. Mund të tërheqin më shumë vëmendje se zakonisht, ndërsa për disa prej tyre vjeshta mund të jetë periudhë e favorshme për fillimin e një lidhjeje të re.

Virgjëresha

Virgjëreshat do të bëhen më të vetëdijshme për atë që duan nga një marrëdhënie. Në vend që të pranojnë kompromise që nuk u përshtaten, do të jenë më të gatshme t’i shprehin qartë nevojat dhe kufijtë e tyre.