Komuna e Çairit ka njoftuar se dot ë vendosen 100 kontejnerë të rinj në vendet ku nevoja prë grumbullimin e mbeturinave është më e madhe, që siç thonë nga komuna, është investim në përmirësimin e higjinës publike dhe infrastrukturës komunale
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se investimet në higjienën publike mbeten një nga prioritetet e komunës.
“Po investojmë vazhdimisht në krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. Vendosja e 100 kontejnerëve të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të kontejnerëve nëntokësorë janë pjesë e përkushtimit tonë për një Çair më të pastër, më të rregulluar dhe më funksional për të gjithë,” deklaroi Mexhiti.
Komuna e Çairit bëri të ditur se po vazhdon zgjerimi i rrjetit të kontejnerëve nëntokësorë, që siç tha, deri tani janë vendosur 15 kontejnerë nëntokësorë, ndërsa pas sigurimit të mjeteve përmes Programit për Zhvillim Urban, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në lokacione të reja në territorin e komunës.
