GazetaMax
Sport

‘Fshesë’ e madhe te Manchester United

Man Utd do të ndahet përfundimisht me gjashtë lojtarë këtë verë.
Manchester Unitedi është gati të humbasë gjashtë lojtarë në fillim të afatit kalimtar të verës, pasi skadojnë kontratat e tyre.
Djajtë e Kuq po bëjnë plane për të riformuar skuadrën për menaxherin e ri të mundshëm Erik ten Hag.
Sipas mediumit The Mirror, Unitedi do të lejojë gjashtë lojtarë, kontratat e të cilëve u skadojnë, të largohen gjatë verës.
Këta lojtarë janë Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata, Tahith Chong dhe Lee Grant.
Nuk do të ketë asnjë përpjekje për të bindur asnjërin nga këta lojtarë të rinovojë, pasi Unitedi është i lumtur të heq pagat e tyre nga librat financiar, për një rindërtim të skuadrës gjatë verës.
E ardhmja e Cristiano Ronaldos është gjithashtu e pasigurt, me Unitedin që duket se do të humbasë vendin e katërt dhe futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Edhe e ardhmja e Marcus Rashford mbetet në dyshim. Por, Unitedi i ka thënë skuadrës se ata lojtarë që mbeten nën kontratë nuk do të lejohen të largohen, për shkak të atyre që tashmë largohen me skadimin e kontratave.
Të tjerë, si Anthony Martial, Donny van de Beek, Dean Henderson, Phil Jones, Axel Tuanzebe dhe Eric Bailly janë nën kontratë, por mund të duan të largohen ose huazohen për të fituar diku kohë të rregullt të lojës.
Unitedi ka të ngjarë të lërë disa prej tyre të shkojnë, por nëse do të ndodhin më shumë largime varet tërësisht nga planet e trajnerit të tyre të ri dhe sa lojtarë mund të sjellin në klub.

Related posts

Ky do të jetë orari i ndeshjeve për Kupën e Botës

Gazetamax.mk

Dida largohet nga Milani për motive personale! Kthehet në Brazil

Gazetamax.mk

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

Gazetamax.mk