GazetaMax
Sport

Capello kritik ndaj futbollit italian

Capello: Futbolli italian është i ngadaltë, shumë pas të tjerëve.
Ish-trajneri i Real Madridit, Milanit e Juventusit, Fabio Capello, ka folur për krizën që po kalon futbolli italian.
Ai ndër të tjera tha se mënyra e të luajturit në Serie A është e ngadaltë dhe ky sistem i futbolli është shumë larg ligave më të forta në Evropë.
“Futbolli italian është shumë pas të tjerëve. Topi nuk lëviz shpejt, gjyqtarët bilbilin shumë shpesh. Ata e ndalojnë lojën shumë shpesh. Çdo sfidë është një faull…Nuk ka kurrë intensitet”, u shpreh ai.
75 vjeçari shkoi aq larg saqë tha se Serie A do të vuajë të futet edhe në top 5 ligat më të forta.
“Madje as në top-8. Në futbollin italian ndërhyjnë të gjithë; Politikanët, shoqatat e lagjeve e kështu me radhë… sa i përket sektorëve të të rinjve, ata që janë përgjegjës duhet të kenë një udhëtim në Spanjë ku të punojnë me teknikën, jo me taktika”, shtoi tutje ai, shkruan lajmi.
Gjatë këtij sezoni në garat evropiane, janë vetëm Atalanta dhe Roma që e përfaqësojnë Italinë. Që të dyja luajnë në Europa League, me bergamasit që u eliminuan nga Champions League në fazën e grupeve.
Sikur të mos mjaftonte kjo, vetë kombëtarja italiane ka dështuar për herë të dytë radhazi të kualifikohet në Kampionatin Botëror, duke u eliminuar nga Maqedonia e Veriut.

Related posts

Klopp për humbjen ndaj Leeds: Kjo është situata, ne po punojmë për zgjidhje

Gazetamax.mk

Benzema vjen me deklaratë bombastike, zbulon cilën fanellë do ta vesh Mbappe

Gazetamax.mk

Galtier njofton se merkato për PSG-në nuk ka përfunduar

Gazetamax.mk