Ministri Ferati sot në Strugë për vizitë, u prit nga kreu i qytetit Qyra

Vizitë në Strugë – bashkë për një qytet më të zhvilluar.

Sot, gjatë vizitës në Strugë, u takova me kryetarin e komunës, Mendi Qyra, të cilin e përgëzova për angazhimin dhe punën që po bën për qytetin dhe qytetarët e tij.

Gjatë takimit diskutuam për zhvillimin e Strugës, nevojat e qytetarëve dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional për realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e përditshme.

Struga ka potencial të madh dhe meriton vëmendje të vazhdueshme, investime dhe përkushtim. Përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe institucionet lokale, mund të ndërtojmë një qytet edhe më të zhvilluar, funksional dhe të mirë për të gjithë.

https://www.facebook.com/share/p/1JZFphcVja/