GazetaMax
Kuriozitete

U kry, Mbappe arrin marrëveshje me Real Madridin, zbulohen detajet e marrëveshjes

Kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”, zbulohen detajet e marrëveshjes Real-Mbappe
Kylian Mbappe po luan ndeshjet e fundit të tij me PSG-në në Ligue 1, pasi lojtari në fund të sezonit do të largohet nga kampionët francez.
E ardhmja e sulmuesit francez shpesh herë është lidhur me një kalim te Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, por akoma asgjë zyrtare nga vetë palët.

Së fundi ka qenë gazetari dhe eksperti i merkatës, Gianluca Di Marzio, ka raportuar për arritjen e marrëveshjes verbale mes Kylian Mbappes dhe Real Madridit.
Sipas italianit, sulmuesi 23-vjeçar do të firmosë kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”, teksa Mbappe të përfitojë nga madrilenët 50 milionë euro në vit, teksa pritet të marrë edhe 100 milionë euro si bonus nënshkrimi.
Sulmuesi francez te Real Madridi pritet të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor.

Related posts

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij

Gazeta Max

Së shpejti fillon turneu Kinguin Legends ku do të marrin pjesë legjendat e CS:GO Neo, f0rest, HeatoN dhe më shumë

Gazeta Max

Trajneri i Ajax shuan shpresat e Man United për Antony

Gazeta Max