GazetaMax
Kuriozitete

Transferimi i Lewandowskit në Barcelonë, vjen reagimi zyrtar i Bayer Munich

Lewandowski në Barcelonë? Deklarohen zyrtarët e Bayernit
Mediat polake e kanë bërë si të kryer punën, sa i përket transferimit të Robert Lewandowskit në Barcelonë.
Edhe mediat spanjolle sot e përforcuan këtë bindje, duke shkruar se sulmuesi polak ka arritur marrëveshje për një kontratë trivjeçare me gjigantin katalunas.
Mirëpo, drejtuesit e Bayern Munichut janë të qetë sa i përket së ardhmes së lojtarit më të mirë në botë në dy vjetët e fundit, i shpallur nga FIFA.

Oliver Kahn, zyrtar i klubit, thotë se gjiganti bavarez ka gjithçka nën kontroll sa i përket Lewandowskit, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2023.
“Nuk jam as minimalisht i preokupuar për situata të tilla, madje, jam mjaft i relaksuar. Zërat që vijnë nga jashtë nuk na vënë asnjë herë nën presion”, deklaroi legjenda e futbollit gjerman për “Munchner Merkur”.
Edhe mediumi tjetër gjerman, “Bild” i ka përgënjeshtruar zërat për një marrëveshje eventuale të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit me “Blaugrana”.

Related posts

Milan lider në Serie A, Pioli vjen me këtë deklaratë

Gazeta Max

Ky lojtar refuzon Bayer Munchen

Gazeta Max

Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, Berat Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Gazeta Max