GazetaMax
Ballina

Grubi: Hiqen maskat në hapësira të mbyllura

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar përmes profilit të tij në facebook që Qeveria ka miratuar heqjen e maskave në hapësirat e mbyllura, shkruan Express.mk

“Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave anti – Covid dhe në përputhje me situatën e përmirësuar epidemiologjikе miratuam këto vendime:
👉🏻 shfuqizohet masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura përveç në shtëpitë e shëndetit, barnatore, mjetet e transportit publik (autobus, tren, aeroplan, taksi), institucionet e përkujdesit për personat e moshuar dhe personat me nevoja të posaçme;
👉🏻nxënësit e shkollave të mesme mund të ndjekin mësim me prezencë fizike pa mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse;
👉🏻shfuqizohet ndalesa për organizimin e ekskurzioneve dhe mësimit në natyrë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme dhe
👉🏻 lejohet puna me prezencë fizike e komisioneve mjekësore për përcaktimin e kompensimeve për invaliditet dhe komisioneve për përcaktimin e së drejtës për ndihmë dhe përkujdes nga person tjetër.”

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid02AedRZ6tZhiYGamNvRaJGc2aWr1aeiczyfDrApKcEQv2TVN553p23LyucBv5BShCjl

Related posts

Pse duhet konsumuar manaferra në vjeshtë

Gazeta Max

Po vjen Anna me një super projekt, publikohet sonte

Gazeta Max

Ministri Çupi vizitoi Qendër kulturore informative në Njujork (Manhattan)

Gazeta Max