GazetaMax
Sport

Opsionet e Milanit për forcimin e ekipit në afatin e verës

Milani do të tentojë Berardin në verë, por ka edhe disa opsione tjera
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani së shpejti do të takohet me Sassuolon për të diskutuar për Domenico Berardin, por kuqezinjtë po mendojnë vetëm një ofertë huazim për italianin.
Ylli italian ka arritur tashmë dyshifror për gola dhe asistime këtë sezon dhe është kandidati i preferuar i Stefano Piolit për sulmues krahu për këtë verë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e Milanit dhe Sassuolo do të takohen së shpejti për të diskutuar për 28-vjeçarin, por edhe për yllin tjetër Gianluca Scamacca.

Sassuolo e vlerëson Berardin plot 30 milionë euro, por kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të ofrojnë aq shumë për një lojtar që do të kishin vështirësi ta shesin përsëri në të ardhmen për shkak të moshës së tij. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë një ofertë huazimi me detyrim blerje.
Berardi nuk është objektivi i vetëm i kuqezinjve për sulmues anësor, pasi Noa Lang, Charles De Keetaere dhe Marco Asensio janë gjithashtu në radarët e tyre.

Yacine Adli do t’i bashkohet Milanit pas huazimit të tij te Bordeaux. Ylli francez ka shënuar një gol dhe ka dhënë tetë asistime në 31 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon.

Related posts

Chelsea barazon ndaj Salzburgut

Gazetamax.mk

Witsel po largohet nga Dortmund

Gazetamax.mk

Ronaldo nuk do të rikthehet te Sportingu

Gazetamax.mk