Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar të mërkurën në mëngjes, në orën 08:49, në zonën e Katanias, në këmbët e vullkanit Etna, në Sicili të Italisë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 7 kilometra në perëndim të komunës së Milo-s.
Lëkundjet sizmike janë ndier në disa bashki të pjesës lindore të Etna-s, si dhe përgjatë zonës bregdetare të Jonit, në provincën e Katanias.
Deri në momentin e raportimit, nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa të dhënat mbi pasojat e mundshme të lëkundjeve mund të përditësohen në vijim.
Burimi:botasot.info
