Heshtin rrjetat në pjesën e parë në Allianz Arena mes Bayernit dhe Villarrealit.
Është mbyllur pa gola (0-0) fraksioni i parë i ndeshjes kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munichut dhe Villarrealit.
Një gjysmë e parë, në të cilën nuk pati shumë raste konkrete shënimi nga të dyja skuadrat.
Prej situatave për të realizuar ishte goditja e Jamal Musiala me kokë pas një harkimi në zonë, por portieri Geronimo Rulli bëri një intervenim të mirë për t’ia mohuar golin.
Edhe në minutat në vijim rrjetat nuk u prekën, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të takimit.
Kujtojmë që Nëndetësja e Verdhë e fitoi me rezultat 1-0 takimin e parë të zhvilluar në Estadio de la Ceramica dhe është në epërsi.
Pritet të shihet cili do të jetë reagimi i bavarezëve në pjesën e dytë, pasi duhet ta përmbysë rezultatin për të shkuar në gjysmëfinale.
previous post