Dy skuadrat tona të basketbollit, Trepça dhe Bashkimi, zbresin sonte në parket për të zhvilluar ndeshjet e radhës në garat e FIBA Europe Cup.
Kampioni i Kosovës, Trepça, do të përballet me skuadrën çeke Opava, në një duel ku mitrovicasit do të synojnë të paraqiten sa më mirë dhe të kërkojnë fitoren përballë kundërshtarit të tyre.
Në anën tjetër, Bashkimi i Prizrenit do të ketë përballë skuadrën Bigbank/Kalev, në një tjetër sfidë të rëndësishme për ekipin prizrenas në arenën evropiane.
Të dyja përballjet pritet të sjellin rivalitet dhe emocione, ndërsa skuadrat tona do të kërkojnë të shfrytëzojnë mundësitë e tyre për të arritur rezultate pozitive.
Sot
Trepça Opava 18:30 (palestra “Minatori”, Mitrovicë)
Bigbank/Kalev – Bashkimi 18:30 (palestra “Kalevi Spordihall”)
Burimi: botasot.info
