22 protestues të shoqëruar nga policia gjatë ditëve të fundit janë liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, raporton gazetarje Top Channel, Anila Hoxha.
Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë vijon procesi për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të shoqëruar gjatë protestave të fundit në kryeqytet.
Ditën e djeshme u shoqëruan edhe 17 protestues të tjerë.
Edhe sot po vazhdon protesta e studentëve.
Burimi:botasot.info
