Vëllaznimi ka gjetur sadopak qetësi pas krizës së rezultateve, duke shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës.
Gjakovarët, në fushën e tyre, arritën të marrin tri pikë të rëndësishme, të cilat mund t’u japin më shumë motivim për ndeshjet e ardhshme.
Golashënues për Vëllaznimin ishin Rudolf Turkaj, pas asistimit të Wesley Honorio, dhe Bedri Geca, pas asistimit të Qemail Elshanit.
Pas javës së 11-të në Ligën e Parë të Kosovës, 2 Korriku renditet në vendin e nëntë me 15 pikë, vetëm një pikë më shumë se Vëllaznimi, që ndodhet në pozitën e 11-të.
Kjo fitore për Vëllaznimin është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit në rezultate pozitive dhe largimit nga pjesa e poshtme e tabelës.
Burimi: botasot.info
