Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e harmonisë ndërfetare dhe forcimin e solidaritetit e të bashkëjetesës në Kosovë.
Këto çështje u diskutuan në takimin që presidentja zhvilloi me ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare në shërbim të paqes, mirëqenies dhe tolerancës.
Në takim, Imzot Dodë Gjergji e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Burimi: botasot.info
