GazetaMax
Ballina

Beniada flet hapur, tregon se a ishte e lumtur edhe para Big Brother

Beniada Nishani: Kam qenë e lumtur edhe para Big Brother, është diçka që kemi brenda vetes tonë.
Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, vazhdon të jetë një personazh i pëlqyer nga publiku e po ashtu edhe shumë e komentuar.
Modelja, me mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
“Ishe më e lumtur para apo pas Big Brotherit”, ka qenë njëra nga pyetjet së cilës iu përgjigj biondja.

“Mendoj që lumturia është diçka që kemi brenda vetes tonë. Sigurisht, puna shumë faktorë ndikojnë. Kam qenë e lumtur edhe përpara dhe jam e lumtur edhe tani”, u shpreh Beni.
Ajo tashmë ka kthyer të gjitha aktivitetet në Shqipëri, pasi premtoi se pas mbarimit të spektaklit do të kthehet për të jetuar përfundimisht në vendin e origjinës.

Finalistja e BB VIP tani është e angazhuar në një emision sportiv, të cilin e fitoi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.
Në Itali, ajo ka bashkëpunuar me disa marka të njohura e gjithashtu ka qenë edhe në disa projekte filmike.

Related posts

Menaxhim i mirë në Qendrën Sociale-Shkup, drejtori Baftiju publikon të dhënat mbi lëndët e punuara

Gazeta Max

Ky frut ju ndihmon kundër pagjumësisë

Gazeta Max

Sa hapa duhet të bëjmë në ditë sipas moshës që kemi?

Gazeta Max