GazetaMax
Sport

Çfarë po ndodh me Milanin, merr vendim shokues për Leaon

AC Milan, nuk po e konsideron më Rafael Leaon një lojtar të paprekshëm dhe është gati të dëgjojë ofertat për anësorin e tyre.
Pavarësisht ngadalësimit të kohëve të fundit, Rafael Leao po kalon vitin e tij më të mirë me AC Milan që nga ardhja e tij në 2019.
Anësori i majtë madhështor ka qenë në formë të mirë duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar 6 në 35 paraqitje deri më tani. Kontrata e Leaos me kuqezinjtë skadon në dy vjet dhe palët po negociojnë një zgjatje, përcjell ORAinfo.

AC Milan i ka ofruar Leaos një kontratë të re pesëvjeçare prej 4.5 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset. Kuqezinjtë dhe portugezi besohej se ishin shumë afër një marrëveshjeje në fund të vitit të kaluar, por muajt kanë kaluar dhe AC Milan ka filluar të shqetësohet.
Mësohet se 22-vjeçari po kërkon më shumë para. Situata me Sportingun e Lisbonës dhe gjoba e rëndë nga CAS mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në vendimin për të ardhmen e tij. AC Milan nuk e ka vlerësuar atë që ka ndodhur së fundmi dhe nuk ka ndërmend të presë Leaon për shumë kohë.
AC Milan raportohet se nuk po e konsideron më Rafael Leaon të paprekshëm. Nëse kuqezinjtë marrin një ofertë joshëse për anësorin e tyre yll, ata do të ishin të gatshëm të ulen dhe të negociojnë. AC Milan ka vendosur një çmim prej 90 milionë euro për Rafael Leao sipas La Repubblica./ORAinfo/

Related posts

Neymar nuk e di nëse do të luaj në një tjetër botërorë: Kemi shumë kualitet, mund të shkojmë larg

Gazetamax.mk

E dhimbshme: Reus do ta humb Kupën e Botës si pasojë e lëndimit – turneu i 5 që e zë të dëmtuar

Gazetamax.mk

Carlos Tevez jep dorëheqje nga Rosario Central

Gazetamax.mk