Treshja e famshme kanë sjellë projektin e ri.
Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri të titulluar “Picasso”.
Edhe përmes kësaj kënge, Donaldi i ka kushtuar disa fjalë ish të dashurës së tij, Bora Zemanit me të cilën po dëshiron që të ribashkohet.
“Ma tha truni për me të puth, ma tha truni për me të hup, ma tha truni për me të lut, ma tha truni për me vujt”, thotë Donaldi në këngën e tij më të re.
Sa ishte pjesë e Big Brother, Donaldi dhe Bora janë takuar, e ku ai i dha edhe një puthje asaj.
Më pas ai e la Borën për t’u lidhur me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Por as lidhja me të nuk i shkoi gjatë.
Pas përfundimit të Big Brother ai u nda me këngëtaren e njohur. E së fundmi ai përmes një shkrimi tha se po synon ribashkimin me Boren.
“Urojë që bora të shkrihet”, shkroi Donaldi ditë më parë.