GazetaMax
Sport

Lajm “bombë”, Mianin po e blenë gjiganti arab

Menaxheri i aseteve Investcorp ka hyrë në bisedime ekskluzive për të blerë klubin italian AC Milan nga Elliott Management Fund raporton Reuters.
Negociatat mes Investcorp dhe Elliott janë shumë të avancuara dhe fondi arab me qendër në Bahrein do të bëhet pronari i ri i AC Milan, përcjell ORAinfo.
Investcorp është një menaxher global i produkteve të investimeve alternative, për klientët privatë dhe institucionalë. E themeluar në vitin 1982, kompania ka zyra në Nju Jork, Londër, Bahrein, Abu Dhabi, Riad, Doha, Mumbai dhe Singapor.

Mohammed Alardhi është kryetari ekzekutiv i Investcorp i cili menaxhon një total prej mbi 40 miliardë dollarësh në asete.
I gjithë procesi është caktuar të zgjasë për gati një muaj përpara transferimit të pronësisë nëse përfundon zyrtarisht.
Investcorp do të paguajë afër një miliard euro për të blerë klubin AC Milan nga Elliott Management. Fondi amerikan largohet nga kuqezinjtë pas katër vitesh dhe një fitim të shëndetshëm.
AC Milan nuk është kompania e parë italiane që zotërohet nga Investcorp. Fondi arab ka zotëruar më parë Gucci ndërsa ende kontrollon Riva dhe Dainese. Në mars, një nga drejtorët kryesorë të Investcorp, Neil Hasson, konfirmoi se investimet e tyre në Itali do të rriteshin.
Tregu ka konfirmuar të jetë dinamik dhe me mundësi të konsiderueshme. Ne vazhdojmë të shohim Italinë dhe Evropën si rajon prioritar për investimet tona”.
Nën drejtimin e rreptë të Elliott, AC Milan vazhdoi të reduktonte humbjet e tyre çdo vit. Ekipi drejtues i Maldinit, Massara dhe Gazidis bëri një punë të shkëlqyer duke punuar nën kufizime ekonomike. Treshja ndërton një skuadër që po lufton për Scudetton këtë sezon dhe është në gjysmëfinale të Coppa Italia./ORAinfo/

Related posts

Florian Marku fiton ndaj Chris Jenkins, mbrojtur titullin IBF International

Gazetamax.mk

“Imagjinoni vetëm Haland dhe Mbape në fushë kundër njëri-tjetrit, me portierët”! Pique “ka rrjedhur”, kërkon që futbolli të ndryshohet në 1 kundër 1

Gazetamax.mk

Tetë ndeshjet e fundit të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve: Vëmendja në “Camp Nou”

Gazetamax.mk