Xherdan Shaqiri po kalon një periudhë pa gola dhe asistime, ndërsa problemet e FC Baselit po thellohen. Gazeta zvicerane Blick ka identifikuar pesë futbollistë, forma apo mungesa e të cilëve po ndikojnë në ecurinë e skuadrës. FC Basel po përballet me një fillim të vështirë të sezonit në Superligën zvicerane. Pas dhjetë ndeshjeve, skuadra ka grumbulluar vetëm 13 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, larg pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve. Në një analizë të publikuar të enjten, gazeta zvicerane Blick ka veçuar pesë emra që lidhen me vështirësitë aktuale të klubit. Mes tyre është edhe kapiteni shqiptar, Xherdan Shaqiri. Shaqiri nuk po e gjen vazhdimësinë Pas paraqitjes së mirë kundër Luzernit, ku kontribuoi drejtpërdrejt në tri gola, Shaqiri nuk ka regjistruar më as gol dhe as asistim. Në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit, 35-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka dhënë një asistim. Këto shifra janë dukshëm më modeste krahasuar me ndikimin që ai kishte në sezonet e mëparshme, kur regjistroi përkatësisht 21 dhe dhjetë asistime. Blick ngre gjithashtu pikëpyetje për të ardhmen e kapitenit, kontrata e të cilit përfundon verën e ardhshme. Megjithatë, rënia e produktivitetit të Shaqirit nuk është problemi i vetëm i skuadrës. Probleme edhe në mbrojtje dhe në krahët e sulmit Mbrojtësi austriak Flavius Daniliuc po kalon një periudhë të vështirë. Sipas statistikave të StatsBomb, të cituara nga Blick, ai ka fituar vetëm 57 për qind të dueleve kundër kundërshtarëve që tentojnë ta kalojnë me driblim, shumë më pak se sezonin e kaluar. Edhe Moussa Cissé nuk ka arritur të bindë plotësisht me paraqitjet e tij, pavarësisht se është shndërruar në titullar pas largimit të Dominik Schmid. Ndërkohë, Philip Otele mbetet larg formës që e kishte bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Baselit gjatë sezonit të titullit kampion. Futbollisti nigerian nuk ka arritur ta rikthejë nivelin e dikurshëm, ndonëse po merr sërish hapësira në formacion. Një tjetër shqetësim është mungesa e Asane Sow. Futbollisti 20-vjeçar kishte nisur mirë sezonin, duke kontribuar në shtatë gola gjatë 570 minutave, por një dëmtim në kyçin e këmbës e ka mbajtur jashtë fushës që nga fillimi i shtatorit. Trajneri përballet me sfida të shumta […]