GazetaMax
Ballina

Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Omer Kaleshi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit me famë botërore, Omer Kaleshi, shkruan Gazetamax.mk

Ahmeti ndër të tjera ka shkruar se Omer Kaleshi me kryeveprat e tij të pikturimit do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës.

Ky është potimi i plotë i Ahmetit:

Me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.

Me kryeveprat e tij të pikturimit ai do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës.

Nuk do ta harroj kurrë entuziazmin e tij krijues, dashurinë që kishte për vendlindjen dhe kombin të cilën e shprehte në çdo takim që kishim.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!

Related posts

Ish burri i Semi Jaupaj dënohet me tri vite burg

Gazeta Max

Qeveria ndan 951 milionë denarë për projektet rrugore në 10 komuna

Gazeta Max

Je e dashuruar me një burrë të martuar? 13 të vërteta që duhet t’i pranosh

Gazeta Max