Juventusi është ish-klubi i radhës që e ka ngushëlluar Cristiano Ronaldon për humbjen e foshnjës së tij.
Ylli portugez së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez mbrëmë e dhanë lajmin e trishtë për vdekjen e djalit të tyre bebe të porsalindur.
Më pas, futbollistët, sportistët, trajnerët, klubet, Federatat sportive dhe personalitete të ndryshme e ngushëlluan futbollistin portugez.
E sot, njëjtë veproi edhe ish-klubi i tij, Juventus.
“Mendja e jonë dhe lutjet tona janë me ty, me Georginan dhe me tërë familjen në këto momente”, ka shkruar gjiganti italian në rrjetet sociale, i cili i jep kurajë yllit portugez që ta kalojë njërin prej momenteve më të vështira të jetës.
Ronaldo dhe Georgina po prisnin binjakë, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mbijetoi.