GazetaMax
Ballina Lajme

ASH e quan të dështuar, por Arbër Ademi për dy vite rriti pagat e mësimdhënësve 21%

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti sot ka kritikuar deputetin e BDI-së, njëherit edhe ish-ministër i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, të cilin e ka quajtur të dështuar dhe se i ka lënë mësimdhënësit në gjendje të mjerueshme, objektet shkollorë si në mesjetë etj.

Ndryshe, kemi hyrë në javën e dytë të grevës së mësimdhënësve, të cilët kërkojnë rritjen e pagave në arsim.

Mirëpo, kujtojmë se vetëm brenda periudhës kohore 2018-2020, rrogat në arsim janë rritur për 21%, derisa ishte ministër i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Gjithashtu, gjatë asaj periudhe janë ndërtuar 17 salla sportive vetëm në shkollat shqipe, nga gjithësej 30!

Është zgjidhur edhe problemi i nxënësve të fshatit Reçicë e Vogël, ku tani ata mësojnë në objektin e ri shkollor sipas standarteve evropiane, përfshi këtu investimet në infrastrukturën e në më shumë se 35 shkolla tjera.

E gjithë kjo është realizuar vetëm gjatë mandatit të Arbër Ademit, si ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Related posts

Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Europë

Gazetamax.mk

Takime me qytetarë, Osmani: Na duhet mbështetja juaj për të udhëheq me shtetin

Gazetamax.mk

Sindikatat kërkojnë paga më të larta, fillon sezoni i grevave dhe protestave

Gazetamax.mk