Flakët përfshijnë ndërtesën historike të Hitlerit në Gjermani

Rreth 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës luftuan për orë të tëra me flakët që përfshinë ndërtesën historike të njohur si “Foleja e Shqiponjës” (The Eagle’s Nest), në jug të Gjermanisë.

Ndërkohë, policia ka ndaluar një person pranë vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e zjarrit.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën Kehlsteinhaus, pranë Berchtesgadenit, në Bavari. Sipas gazetës gjermane Bild, ndërtesa ka pësuar dëme aq të mëdha saqë mund të mos shpëtohet.

E ndërtuar në vitin 1938 si shtëpi pritjeje për zyrtarët nazistë dhe mysafirët e tyre, ndërtesa ndodhet në Alpet bavareze dhe përdorej herë pas here edhe nga Adolf Hitleri.

Për këtë arsye, ajo njihej gjithashtu si “Shtëpia e Çajit e Hitlerit”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, objekti u ruajt si monument historik i lidhur me periudhën naziste.

Policia bavareze ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Autoritetet po hetojnë nëse personi i ndaluar ka lidhje me incidentin, por deri më tani nuk është konfirmuar një lidhje e tillë. 

Burimi:botasot.info