Antonio Rudiger me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Chelsea në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi gjerman është në fundin e kontratës së tij dhe Chelsea akoma nuk ka zhbllokuar “situatën Abramovich” për të pasur mundësi rinovimin me lojtarin.
Sipas ‘Sun’, Real Madrid dhe Juventus janë favoritët për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Rudiger.
Reprezentuesi gjerman do të jetë lojtar i lirë gjatë verës së vitit 2022.
Lojtari ka gëzuar interesim të madh gjatë kohës së fundit. Edhe skuadra si Man United e PSG janë lidhur me gjermanin.
Barcelona ishte po ashtu në garë, por duket se Real Madrid dhe Juventus qëndrojnë diçka më mirë.