Ermal Hadribeaj: Do të rikthehem dhe do ta ngre sërish flamurin shqiptar në arenat botërore

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur pas përballjes me kampionin e botës, Sebastian Fundora.

Një javë pas duelit me boksierin amerikan, Hadribeaj ka publikuar një mesazh përmes të cilit ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e marrë, duke theksuar se synimi i tij mbetet rikthimi në arenat ndërkombëtare, shkruan Indeksonline

“U bë fiks një javë nga përballja ime kundër kampionit të botës, Sebastian Fundora, dhe po e bëj këtë video për t’ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen që keni treguar.

“Unë do të rikthehem dhe do ta ngre flamurin përsëri në arenat botërore”, ka shkruar Hadribeaj.

Pavarësisht sfidës së fundit, Hadribeaj mbetet i fokusuar te rikthimi, me synimin për ta përfaqësuar sërish Shqipërinë në arenat e mëdha të boksit botëror./Indeksonline.

Burimi: botasot.info