​Pedri: El Clasico është motivimi më i madh për Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, e ka cilësuar përballjen ndaj Real Madridit si motivimin më të madh për skuadrën katalanase, e cila synon të rikthehet te fitoret pas humbjes nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, pasi u mposht 4:2 nga PSG-ja në Paris, të martën mbrëma, duke i dhënë fund serisë së ndeshjeve pa humbje. Megjithatë, katalanasit tashmë janë të përqendruar te El Clasico, që zhvillohet të dielën në kuadër të javës së 10-të të La Ligës.

Pedri, përmes një postimi në Instagram, ka shprehur besimin se Barcelona ka cilësinë e nevojshme për të reaguar në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

“Kthimi drejt fitores në ElClasico është një sfidë e madhe dhe motivimi më i madh. Përballë PSG-së ne garojmë, përballë një rivali të madh dhe në një skenë të shkëlqyer, dhe ne e dimë rrugën. Ne kemi besim dhe kemi futboll. Ja ku jemi!”, ka shkruar mesfushori spanjoll.

Barcelona synon të shfrytëzojë faktorin vendas për të marrë tri pikët ndaj rivalit të përbetuar. Skuadra e trajnerit Hansi Flick ka regjistruar nëntë fitore radhazi në ndeshjet e para të këtij sezoni në kampionat, ndërsa kërkon ta vazhdojë serinë pozitive edhe në përballjen e së dielës.

Një fitore do t’i jepte Barcelonës mundësinë ta zgjeronte në nëntë pikë epërsinë ndaj Real Madridit, sipas të dhënave të publikuara nga GOAL.

Në anën tjetër, madrilenët vijnë në këtë përballje pas fitores 4:1 ndaj RB Leipzigut në mesjavë, ndërsa synojnë të marrin rezultat pozitiv për të mos lejuar që rivalët katalanas të shkëputen në garën për titullin e kampionit.

Përballja Barcelona – Real Madrid zhvillohet të dielën, më 25 tetor, me fillim nga ora 20:00.

Burimi: botasot.info