Kryetari i degës së Alternativës në Kumanovë, Orhan Kurtishi, ka vizituar drejtoreshën e sapoemëruar të Shkollës Fillore “Jeronim De Rada”, znj. Rrezarta Fazliu, me rastin e marrjes së detyrës së saj të re.
Gjatë takimit, Kurtishi i uroi asaj suksese në udhëheqjen e institucionit arsimor, duke theksuar rëndësinë e rolit të drejtuesve shkollorë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e VLEN-it, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe avancimin e procesit edukativo-arsimor, në interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit shkollor.
