Duket se ai është rikthyer me një super projekt mjaft të bukur në tregun muzikor shqiptar. E kemi fjalën për këngëtarin malësor Simon Gjonaj ku pak ditë më parë ka publikuar këngën më të re me titull “Shamia e kuqe”. Ne mësojmë se kënga është punuar me tekst dhe muzikë nga Mergim Gojani dhe ka ardhur me një video mjaft bukur përshtatur me tematikën dhe realizuar nga Domi Production. Artisti njihet edhe për tekste e vargje mjaft të bukura ku shpesh dhe i këndo, por këtë herë vargjet ja ka besuar autorit më lart dhe vokali nga Studio Rapsha ( Simon Gjonaj). Artisti shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë i këndon gjithmonë të bukurës, traditës dhe gjithçka që ka të bëj me rrënjët e forta shqiptare. Kujtojmë që para këtij projekte ai kishte sjellë një këngë dedikimi gjyshes së tij që e donte shumë dhe si një amanet dhe bekim nga lart mori edhe komentët dhe pëlqimet e shumta ai projekt, por gjithashtu kemi informacione se Simonii ka edhe projekte të tjera muzikore që do ti lansojë shumë shpejt. Këngën e tij më të re ardhur me klip mund ta shihni në linkun më poshtë!.
Sa bukur vjen “Shamia e kuqe” nga Simon Gjonaj
