Trepça triumfon me 29 pikë diferencë

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit, duke triumfuar me rezultat 100:71.

Ja’Cori Payne ishte më i dalluari te mitrovicasit me 18 pikë, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Drilon Hajrizi me 17 pikë.

Te Golden Eagle Ylli, më efikasi ishte Khalil Shabazz me 22 pikë, i ndjekur nga Davonte Bandoo me 19 pikë.

Bashkimi kryeson tabelën me 11 pikë, ndërsa Trepça dhe Bora renditen pas tij me nga 10 pikë, Golden Eagle Ylli 9 pikë etj.

Burimi: botasot.info