Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës.

Pacolli ka bërë kallëzim për këtë çështje dhe është thirrur nga prokurorët për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve.